Arkiva 2

Egjipt-Uruguai, simulim qesharak dhe gabim nga Luis Suarez





               Publikuar në : 15:04 - 15/06/18 |
mapo.al

​Luis Suarez ka dështuar të shënojë i vetëm me portierin, ndërsa ka ardhur deri më tani edhe simulimi më qesharak në Kupën e Botës.


Pasi Rusia e hapi Botërorin me spektakël, duke fituar 5-0 ndaj Arabisë Saudite, dita e dytë ka filluar me ndeshjen Egjipt-Uruguai, pjesa e parë u mbyll 0-0.



Gjithsesi, momentet kyçe nuk kanë munguar, teksa në 45 minutat e para të këtij takimi kanë ardhur simulimi i parë qesharak i Kupës së Botës dhe gafa e parë.


Në fillim ka qenë lojtari i Egjiptit, Abdallah Said, i cili është rrëzuar pa asnjë arsye, i paprekur nga kundërshtari, me arbitrin që e ka paralajmëruar të mos e bëjë më një gjë të tillë.

Më pas ka ardhur edhe gafa, me autor yllin e Barcelonës, Luis Suarez, i cili ka humbur një rast të pastër me portën e boshatisur.


Etiketa: , , ,

Pas