Sport

Efekti Ronaldo, çmimi i biletave del jashtë parashikimeve

Efekti Ronaldo për të cilin është folur shumë në verë, dhe për të cilin do të vijohet të flitet, tani po jep frytet e tij.

Në Frosinone për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër bardhezinjve, çmimet e biletave kanë kapur yjet, me tribunën që tashmë kushton 300 euro, por shifra më e lartë për një biletë në “Benito Stripe” kushton 680 euro.



Sipas lajmit që publikojnë gazetat italiane, qytetarët e Frosinone-s janë gati të bëjnë ndonjë budallallëk për të parë një kampion të kalibrit si Cristiano Ronaldo pikërisht në fushën e tyre.

Prej vitesh një ndeshje kundër Juventus-it i kushtonte shtrenjtë tifozëve, por këtë vit ka prekur shifra të padëgjuara më parë.

Megjithatë, këto shifra nuk trembin shumë tifozë. Sepse ai kuotohet me koeficientin 17 që të dalë nga fusha me karton të kuq, pra mbërritja e CR7 i bën të gjithë ata që të mendojnë ndonjë plan të ekzagjeruar provokimi.

Tifozët e Frosinone-s, nga ana tjetër mendojnë për një tjetër mrekulli. Ata ëndërrojnë që pas barazimit kundër Juve-s në stadiumin e tyre disa vite më parë, ata të marrin një tjetër rezultat pozitiv!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas