Kryesore

Eduard Selami: Politikanët shqiptarë janë bashkë kundër Perëndimit

I ftuar në një bashkëbisedim me pedagogë e studentë të Universitetit Europian të Tiranës, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini ishte Eduard Selami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe kryetar i saj në vitet e para.

Sipas Selamit, demokracia shqiptare ka mbetur në nivelin partiak, diçka që e vëren jo vetëm në Partinë Demokratike, por në të gjitha partitë kryesore politike.



“Është bërë One Man Show. Si të ngrihet në mëngjes. Nuk pyet as për struktura dhe as për asgjë. Kjo sjell ngadalësim të theksuar të rrugës së suksesit shqiptar, sepse do gabosh. Njerëz të mirë janë, por e dinë se po ngrite zërin ai të fshin nga dheu, njeriu ka familje, ka karrierë. Po çfarë klime u krijua? Ishte klima e konkurrencës së Shqipërisë së hapur? Jo. Këtu ka mbetur fatkeqësisht.”

Megjithatë me nota optimiste foli për krijimin e një aleance të re. “Është aleance mes qytetarit të angazhuar, pedagogut të dedikuar që nuk bën korrupsion, hidraulikut që punon me ndershmëri, pastruesit, fermerit, asaj pjesë të shëndetshme të shoqërisë shqiptare me ndihmën e komuniteteve ndërkombëtare.

Por ky është bypass, jo autostrada, sepse ndaj janë zgjedhur në krye politikanë , për të qenë promotorë, por ata zihen me njëri-tjetrin dhe e pengojnë. Këtë po bëjnë edhe këta të mitë. I vetmi deputet që ka ngelur e thotë aty se është mbytur vendi nga droga. Jo, droga aty ka qenë dhe ata më përpara po atë punë kanë bërë, edhe korrupsionin… njësoj janë fatkeqësisht. Notojnë pa uniformë në det. Më e keqja akoma për Shqipërinë është se janë bashkë për punët e këqija dhe kundërshtari kryesor i tyre është Perëndimi. Ajo reformë në Drejtësi për të cilën sakrifikova me dëshirë të madhe dhe e vura veten me dëshirë në stacion është sepse është ua dha Perëndimi, sepse këta nuk e duan.”

Selami tha se pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë duhet të ishte sot para gjykatës duke dhënë llogari. “Për shkelje serioze të ligjit, për abuzime serioze të fondeve publike. Por e kanë prishur rregullin e lojës. Nuk ka pasur gjykatë. Gjykata kanë qenë ata vetë. Por do vijë kjo ditë, jo si hakmarrje, por si shpresë për konkurrencën e vlerave më të mira.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas