Kryesore, Mapo Format

Editoriali në Mapo: Vettingu do shkonte natyrshëm drejt politikës

Prej kohësh opinioni publik e kërkon, por debati nuk është hapur asnjëherë seriozisht.

Bëhet fjalë për vettingun në politikë.



Këtë herë, drejtuesit kryesorë të politikës thonë se janë dakord për të diskutuar këtë çështje.

Në një editorial në gazetën Mapo, drejtori Ervis Iljazaj shkruan se ishte e natyrshme që vettingu të shkonte drejt politikës.

“Se ne çfarë mënyre, apo se në çfarë kohe mund të zhvillohet ai, ky është një diskutim tjetër, ku metodologjitë janë të formave të ndryshme.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, herët apo vonë politika shqiptare do të duhet t’i nënshtrohet një parimi të tillë, atë të pastërtisë të figurave politike që përfaqësojnë dhe marrin vendime për qytetarët shqiptarë.

Ka pothuajse më shumë se 20 vite, që një pjesë e madhe e energjisë së politikës shqiptare harxhohet me akuza dhe kundërakuza midis palëve për korrupsion, apo për betejën se cila nga ato është më e ndershme.

Si në asnjë vend tjetër, Shqipëria është një vend ku gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar më shumë akuza dhe pretenca nga politika se sa nga organet e drejtësisë. Aq shumë akuza për korrupsion, krimi, abuzim me pushtetin, e çfarëdolloj vepre penale tjetër kanë hedhur midis tyre kundërshtarët politikë këtu, saqë shumica e tyre, tashmë duhet të kishte përfunduar në burg.

Mirëpo, edhe pse në një klimë të tillë politike, ku beteja kryesore zhvillohet mbi moralin e politikës, askush nga politikanët e niveleve të larta nuk është dënuar deri më tani.

Për një arsye të thjeshtë, retorika e moralit dhe e akuzave, ka qenë vetëm një retorikë politike, që në shumë raste e ka futur politikën shqiptare në një mediokritet. Kështu që, për ta shpëtuar politikën shqiptare nga një nivel i tillë mediokër, i cili e ka mbajtur të mbërthyer për shumë gjatë, është e domosdoshme zgjidhje që në gjenezë e këtij problemi.

Dhe zgjidhja e vetme, është padyshim pastërtia e figurave të atyre që na përfaqësojnë dhe që marrin vendime për qytetarët shqiptarë nëpërmjet procesit të vettingut,” shkruan Iljazaj.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Është më se e natyrshme, vettingu do të shkojë drejt politikës

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas