Kryesore, Politika

Editoriali në MAPO: Një tjetër vetting edhe më i rëndësishëm

Këto ditë po flitet shumë për vettingun në politikë. Por sipas një editoriali në gazetën Mapo, ekziston një tjetër vetting, akoma më i rëndësishëm.

“Vettingu i politikës që parashikon pastërtinë e figurës së politikanëve, është një proces shumë i rëndësishëm. Por, ka dhe një vetting tjetër që është po aq i rëndësishëm. Është pastrimi i shtetit nga politika. Një proces që askush nuk e përmend, por që është e keqja më e madhe e shtetit dhe shoqërisë shqiptare,” shkruan drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj.



“”Murtaja italiane”, titullohet një libër i botuar nga radikalët e majtë italianë në vitet ‘70-80.Që nga titulli kuptohet fare mirë që kemi të bëjmë me një sëmundje, të rëndë madje. Partitokracia, ishte sëmundja për të cilën fliste ky libër. Aty kritikohej ashpër jeta politike e Italisë në ato vite, për shkak të një kulturë politike, e cila bazohej te forca e madhe që partitë politike kishin në të gjitha sferat e shoqërisë. Këto të fundit kishin uzurpuar çdo gjë: ekonominë, shoqërinë, shtetin dhe jetën kulturore në një vend i cili ka mbijetuar vetëm në saje të kulturës. Forca e tyre e madhe ishte përhapur si një sëmundje infektive dhe kontaminuese, deri në zyrat më të parëndësishme të shtetit italian. Një sistem partitokratik, që në pjesën më të madhe të funksionimit të shtetit ishte kthyer në një forcë arbitrare”.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Ekziston një vetting tjetër, edhe më i rëndësishëm

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas