Kryesore, Politika

Edhe Rama në Austri, por mediat flasin për takimin Kurz dhe Soros

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri, në kuadër të një samiti të organizuar nga Vjena me vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë drejtuesit e qeverive të këtyre vendeve ishin të pranishëm përveç Zoran Zaev, kryeministrit maqedonas.

Kryeministri austriak, Sebastian Kurz tha se vendi i tij mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.



Por në mediat austriake dhe ato europiane po dominon diskutimi në lidhje me bisedën që pati Kurz me miliarderin George Soros para pak takimit për Ballkanin.

Në këtë takim, Soros mori garanci nga kryeministri austriak për të zhvendosur Universitetin Qëndror Europian nga Budapesti për në Vjenë. Edhe pse është hungarez me origjinë, Soros akuzohet nga qeveria e këtij vendi për aktivitetin e tij në fushën e liberalizimit.

Kjo ka bërë që Hungaria ta mbyllë këtë universitet të Sorosit. Mediat hungareze e kanë sulmuar Kurz, duke thënë se ai është kthyer në shërbëtor të Soros. Interesant është fakti se Kurz vjen nga një parti e djathtë me qëndrime të kundërta me Soros në disa drejtime.

Ballkani është përfshirë nga një valë qëndrimesh pro dhe kundër Sorosit. Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, një kritikues i Sorosit, ka kërkuar azil në Hungari pasi një gjykatë e vendit të tij e dënoi me burg.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas