Kryesore

Edhe PD kundër ndryshimit të kufijve, Basha përgatit projekt-rezolutën




               Publikuar në : 11:41 - 04/09/18 |
mapo.al

Partia Demokratike ka ndërmarrë një lëvizje të papritur, duke hartuar një projekt-rezolutë në mbështetje të qëndrimit të disa  forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.


Rezoluta e Partise Demokratike mbeshtet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republiken e Kosovës, bëjnë me dije burime nga PD.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator.

Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit

Ndërkohë, Kuvendi në Kosovë është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

 

 


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas