Kryesore, Shëndeti

Edhe orizi mund t’ju vrasë! E ngrohni më shumë se një herë? S’e keni idenë ç’po i bëni mëlçisë…

Një lajm jo fort i mirë vjen për të gjithë ju ‘qejflinj’ pilafi…

Orizi ose pilafi i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar, që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.



Për mjekun e njohur infeksionist prof. Ass. Tritan Kalo, orizi i gatuar që lihet gjatë në temperaturën e ambientit ose që ringrohet disa hera mund të çojë edhe në vdekje pasi brenda tij rritet me shpejtësi një bakter i rrezikshëm që është shkaktar i shumë viktimave në Kinë.

Videot e shumta të hedhura në internet nga klinika prestigjioze në botë përforcojnë atë çka thotë mjeku shqiptar.

Por rreziku nga ushqimet e ndenjura sipas doktor Kalos, nuk vlen vetëm për orizin, duke kujtuar se, si disa ditë më parë në një dasmë u helmuan 40 dasmorë.

Mjeku thotë se, pika më e dobët në mosruajtjen e higjienës më elementare ushqimore janë tregtarët ambulant që shesin ushqime të çastit./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas