Bota

Edhe India si Turqia? Uashingtoni e paralajmëron për blerjen e sistemeve antiajrore ruse

Një zyrtar i Pentagonit paralajmëroi sot se nuk kishte asnjë garanci që India t’u shpëtonte sanksioneve amerikane nëse Nju Delhi blinte sërish armatime ruse.

Uashingtoni ka shfaqur shqetësim për diskutimet që po zhvillon India dhe Rusia për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore “S-400”.



Kongresi amerikan miratoi në vitin 2017 një ligj, i mbështetur nga republikanët dhe demokratët, për të ndëshkuar Rusinë për qëndrimin ndaj Ukrainës dhe për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale amerikane, raporton atsh.

Ky ligj, i quajtur CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act) parashikon sanksione ekonomike në drejtim të çdo kompanie apo shteti që nënshkruan kontrata armatimi me kompani ruse.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas