Arkiva 2

Edhe aktorët e rinj u bashkohen kolosëve të skenës në peticion

Krahas emrave me peshë të skenës shqiptare, si: Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja apo Todi Llupi, peticionin, drejtuar krerëve më të lartë të shtetit në mbështetje të ndërtimit të një teatri të ri, e kanë firmosur edhe dhjetëra përfaqësues të brezit të ri të aktorëve dhe regjisorëve.
Ndonëse të rinj në moshë, ata kanë mundur që me talentin e tyre të bëjnë për vete publikun artdashës shqiptar, qoftë duke luajtur në skenën e teatrit ashtu edhe në programet humoristike televizive që shfaqen çdo javë në ekranet televizive, si “Portokalli”, “AlPazar” etj. Bien në sy, në listën e firmëtarëve të peticionit, emra të njohur Gazmend Paja, Erion Isai, Ledio Lako, Genti Deçka, Jorke Broka, Olsi Bylyku, Albana Perhati, e shumë emra të tjerë, të cilët çdo javë me lojën dhe batutat e tyre bëjnë për të qeshur shumë shqiptarë.
Këtë të enjte, një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare si Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja etj, iu drejtuan me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.
Lista e aktorëve të rinj që kanë firmosur peticionin:
Genti Deçka
Paola Kodra
Blerta Belliu
Erion Isai
Gazmend Paja
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Miola Sitaj
Albana Perhati
Engjell Hoxha
Armela Demaj
Besart Cani
Danier Shkurti


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas