Sport

E zbuloi Panucci në Ukrainë, ja mbrojtësi që i bashkohet Shqipërisë

Edhe një futbollist shqiptar nga Maqedonia ka vendosur që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë, Besir Demiri, i cili aktulisht luan në Ukrainë, tek skuadra Mariupol.

Lajmin për ne e dha ekskluzivisht vetë lojtari, gjatë një interviste të shkurtër. “Po, dje (e premte) isha në Tiranë, ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Cristiano Panucci, si dhe e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët shprehën interesim për mua.



Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontkatuar”, – deklaroi Demiri, i cili prej dy ditësh qëndron në Shkup dhe të dielën pritet të kthehet në Ukrainë, për t’iu bashkuar skuadrës së tij.

Demiri ishte pjesë e U-21 të Maqedonisë në Europianin e fundit, të mbajtur në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin Shpresa të Maqedonisë, me të cilin ka zhvilluar 20 ndeshje. Po ashtu, ai ka luajtur edhe dy ndeshje të tjera (miqësore) për kombëtaren e parë maqedonase.

Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjedh Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë këtë edhe Naser Aliji me Taulant Seferin. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në “Europa League”.

Luan si mbrojtës i majtë, në rolin natyral, çka do të thotë se është piketuar për të zëvendësuar Ansi Agollin në kombëtaren kuqezi. Për këtë pozicion, trajneri Panucci ka provuar edhe lojtarë të tjerë, por duket se nuk ia kanë mbushur mendjen./TeleSport 
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas