Kronika, Kryesore

E vranë se denoncoi parcelat e kanabisit, prangosen dy persona

Dy persona janë ndaluar nga policia për vrasjen e Alket Muhos, 43 vjeç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Muho 10 ditë më parë kishte denoncuar parcelat me kanabis të ndodhura në zonën e Memaliajt dhe dyshohet se kjo është arsyeja pse e kanë vrarë.



Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se janë shoqëruar 6 persona dhe dy janë prangosur si autorë të dyshuar.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin me inicialet K. C., dhe 33-vjeçarin me inicialet A. K., të dy banues në fshatin Gllavë të Tepelenës.

43-vjeçari u vra me kallashnikov në fshatin Rabie.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas