KMR

E vogla thoshte se shikonte shtrigën çdo natë, policët vënë duart në kokë kur zbulojnë të vërtetën…






               Publikuar në : 20:40 - 28/06/18 |
mapo.al

Një vajzë e vogël 7-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj pak më të mëdhenj, jetonin me gjyshen e tyre në Oklahoma të SHBA-ve. Gjyshja u thoshte shpesh se në papafingon e shtëpisë ndodhej një shtrigë, e cila mund t’i dënonte nëse të vegjlit nuk silleshin mirë.


Siç shkruajnë mediat e huaja, “shtriga” dilte natën me gishta të gjelbër e me një maskë në fytyrë. Shtriga që terrorizonte fëmijët quhej Nelda.

Nelda mori vajzën e vogël, e lidhi dhe e la të flinte në garazh. Me ndihmën e asistentit të saj, Djallin Coogro, Nelda i ruajti kokën vajzës.

Vetëm kur gjyshja e saj e çoi në spital pasi vajza u sëmur keq, u zbulua e vërteta e tmerrshme.

Mjekët panë se fëmija kishte prerje, djegie dhe plagë në të gjithë trupin e saj.

Vajza i tha policisë se, natën shtriga e dhunonte. Pas hetimeve, policia zbuloi atë që bënte gjyshja e pashpirt dhe i dashuri i saj.

Provat që policia gjeti në shtëpi konfirmuan gjithçka që e vogla thoshte.

Pas arrestimit, gjyshja e saj, Ginevra S. Robinson, u dënua me 3 dënime të përjetshme për abuzimin e fëmijëve, ndërsa i dashuri i saj, me 30 vjet burg.

Fëmijët tani janë nën përgjegjësinë e autoriteteve./JOQ.al/

E vogla thoshte se shikonte shtrigën çdo natë, policët vënë duart në kokë kur zbulojnë të vërtetën on Vidnews.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas