ShowBiz

E vogla Ana e ka gjetur princin e kaltër që tani, përgjigjia e saj do t’ju shkrijë zemrën

Në shorteun e Geraldina Sposa-s, në studion e “E diela shqiptare”, një mysafire e veçantë është thirrur nga Ardit Gjebrea, për të tërhequr emrin e fundit të fitueses së një fustani nuseje: Anna, vajza e vogël e kantautorit të njohur.

Në një skenë të mbushur plot me modele të veshura nuse, i frymëzuar nga gjithë ajo ditë ku është folur vetëm për dasmat, Gjebrea e ka pyetur vajzën e tij se si e imagjinon ajo ditën e dasmës. “Uh, çfarë pyetjeje”, është përgjigjur Ana dhe pasi ka mbledhur supet, shtoi me mëdyshje “S’e di”.
Ama pyetjes tjetër i është përgjigjur pa pikë hezitimi. Sapo Arditi i ka thënë “Po princin tënd e imagjinon?”, ajo ka drejtuar gishtin në drejtim të të atit dhe ka thënë “Ti”… duke merituar duartrokitjet dhe përlotjet e të gjithëve në sale.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas