KMR

E vërteta nuk mund të fshihet më, Shkencëtari: Ju tregojmë si do shuhet dielli

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka publikuar së fundmi një raport tronditës lidhur me faktin se si do të zhduket dielli.

Ky fenomen, për të cilin është folur dhe aluduar shumë, do të ndodhë dhe duhet 10 000 milionë vite.



Por si do të ndodhë?

Sipas “Nature Astronomy”, Dielli do të shndërrohet në një unazë të madhe të ndritshme gazi dhe pluhuri ndëryjor i njohur si reja planetare.

Për të mbërritur në këtë përfundim, ekipi i ekspertëve krijoi një model yjor të ri me të dhënat për të parashikuar ciklin vital të yjeve dhe i përdorën për të llogaritur ndriçimin e mbështjelljes së nxjerrë nga yje të ndryshme dhe me mosha të ndryshme.

Kur një yll vdes lëshon në hapësirë një masë gazi dhe pluhuri i njohur si mbështjellja që mund të mbërrijë deri në gjysmën e masës së tij.

Në këtë moment bërthama e nxehtë bën që mbështjellja të ndriçojë për vite deri në 10 000 vite dhe është kjo ajo që bën që reja planetare të jetë e dukshme. Disa re janë kaq të ndritshme sa mund të shihen nga distanca të mëdha deri në dhjetëra milionë vite dritë, nga vende ku vetë ylli ka qenë mjaft i largët për t’u lokalizuar.

Modelet e mëparshme sinjalizonin se që reja planetare të ishte e dukshme, ishte e nevojshme që ylli të kishte të paktën dy herë masën e Diellit.

Por gjithsesi, ne nuk do të jemi deri atëherë, kështu, të jetojmë jetën që kemi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas