Kronika, Kryesore

E tmerrshme! Ja pse u masakrua familja me tre anëtarë në Dibrën e Madhe…

Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës së tyre. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Një familje me 3 anëtarë është gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së saj pak pasi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe. Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë tre anëtarët e familjes të cilët janë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.



Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën.

Ai njihej si person konfliktual, ndërsa edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa mbremjen e djeshme i ekzekutoi.

Ndërkohë që burmie mediatike nga Maqedonia kanë thenë për report tv se shkak i konfliktit që solli vrasjen ka qenë një sherr për një rrugicë që lidhte banesat e dy familjeve.

Autori, ashtu si edhe familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime.

E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas