Aktualitet, Kryesore

E thotë ‘New York Times’: NATO do ngrejë bazë ajrore 50 mln euro në Shqipëri

Mediat më të mëdha në botë kanë pasqyruar lajmin se një bazë ajrore e NATO-s do ngrihet në Shqipëri.

Kjo do jetë baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.



Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, shkruan se, baza do ngrihet në hapësirat e bazës ajrore të Kuçovës.

Sipas saj, do shpenzohen së paku 50 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama thotë se, punimet do nisin këtë vit.

Rama tha se, autoritetet po diskutojnë me zyrtarët amerikanë për modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore shqiptare.

Baza e re ajrore do i shërbejë Shqipërisë dhe NATO-s, për operacionet ushtarake, stërvitje, furnizim, etj.

“NY Times” thekson se, Shqipëria ndodhet mes detit Adriatik dhe Jon, pranë Greqisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas