Aktualitet

E shkuara e Ritvanit, zbulohet pse u ndalua nga policia greke






               Publikuar në : 21:01 - 14/08/18 |
mapo.al

Ndonëse banorët e Selenicës e përshkruanin Ritvanin si person problematik, madje disa të tjerë shpreheshin se ai qëllonte edhe me armë, nga ana e Policisë nuk rezulton që ai të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë.“Mund të ketë qenë i shoqëruar, por asnjëherë në hetim apo i ndaluar nga ana e Policisë”, u shpreh një burim nga Policia e Vlorës për “Panorama”.


Ndërsa e vetmja shkelje që ka kryer, rezulton në shtetin grek.

Mësohet se në maj të vitit 2013, autoritetet greke e kanë kthyer në Shqipëri, duke i ndaluar futjen në territorin e Greqisë, pasi kishte thyer lejen e qëndrimit.

Por Ritvani kishte tentuar të udhëtonte sërish drejt Greqisë dhjetorin e po atij viti dhe ishte kthyer mbrapsht nga pala greke.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas