Media

E shihni çdo pasdite në ekran, ja çfarë nuk dini për moderatoren Juli Krisafi

Dikur e shihnim vazhdimisht në studion e lajmeve në rolin e spikeres, ndërsa tani na shoqëron çdo ditë me emisionin “Pasdite në Top Channel”.  Bëhet fjalë për gazetaren Juli Krisafi për të cilën dimë vetëm aq sa na lejon të kuptojmë petku i kostumit të spikeres apo profesionalizmi i moderimit të një emisioni.

Por Juli ka një pasion të cilin duket se nuk e ka ndjekur deri në fund, këngën. Gazetarja ka qenë pjesë e kompeticionit “Ethet e së Premtes” të mbajtur disa vite më parë.



 

Në llogarinë personale të spikeres në “Instagram” gjejmë foto të asaj periudhe ku ajo shfaqet me mikrofon në dorë duke kënduar.

Nuk e dimë në qoftë se juria e atij spektakli e lejoi moderatoren “të vijë në Tiranë” por edhe zgjedhja për të qenë pjesë e botës së informacionit nuk ka rezultuar një alternativë e gabuar.

Përsa i përket jetës personale, prezantuesja është nënë e një djali, i cili duket se është shoku i saj më i mirë dhe se e shoqëron atë në çdo udhëtim.

<
>
29790138_10211039904535476_392238966343991296_n 29695273_10211039904255469_559916048652959744_n 30124463_10211039905415498_4271040162043002880_n 30124073_10211039905775507_1901893647033434112_n-600x748 29791220_10211039904015463_8078134125661257728_n-600x745
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas