Kronika

E rëndë/ Studenti i mjekësisë humb jetën pak minuta para provimit

Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën pas një ataku në zemër pak minuta pasi do të hynte për të dhënë provimin. Leutrim Gjini nga Suhareka ishte student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ndarja e 23-vjeçarit nga jeta është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Myrvete Paçarada. Studenti kishte pësuar atak kardiak disa momente para se të futej në provim tek lënda e Gjinekologjisë, tha Paçarada në një prononcim për Insajderin. Leutrim Gjini ndërroi jetë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pas rreth dhjetë orësh trajtim nga mjekët tregoi drejtoresha.

“Tërë pasditen ka qëndru në repartin e Kardiologjisë, ata kanë punu rreth 10 orë pasi ka ardhur deri te pëlcitja e aortës abdominale”, tha Paçarada.



“Është shumë e vështirë, t’i thuash lamtumirë një djaloshi 23 vjecar L.Gjini, dikuj që do të bëhej shpejt kolegu ynë, e të përshëndetesh në të tillë mënyrë, mes lotësh dhe gjakut”, u shpreh kardiokirurgu Leonard Bytyqi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas