Sport

E rëndë/ Sherri në disko mund t’i kushtojë Vidalit 10 vite burg




               Publikuar në : 09:14 - 25/05/18 |
mapo.al

Mesfushori kilian i Bayern Munchen, Arturo Vidal, rrezikon dënimin me 10 vite burg, për një sherr në një disko shtatorin e kaluar.


Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza për dëmtime të rënda trupore gjatë një grindjeje në klubin e natës.

Sipas të përditshmes “Bild”, për të njëjtën gjë akuzohet edhe vëllai i Arturo Vidalit, Sandrino, teksa ata po festonin fitoren kundër Mainzit vitin e kaluar.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane, Vidal ishte në gjendje të dehur dhe kishte ofenduar disa persona të tjerë në klub. Një person u godit me shishe vodka në kokë.

 


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas