Kronika

E rëndë në Gramsh, 39-vjeçari vetëvaret në banesë, ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gramsh, ku një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke i vetëvarur. Ngjarja ndodhi në fshatin Kukur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ndonëse ai është tentuar që të shpëtohet nga familjarët, shtetasi me inicialet L.Sh., ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor, rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut, ku nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi L.Sh., dyshohet se vuante nga depresioni.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas