Kronika

E rëndë në Fier, i moshuari vret veten me thikë në qafë në shtëpinë e vajzës së tij

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas të dhënave zyrtare sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dyshohet se shtetasi Rushti Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij.

93-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.Sipas informacioneve, i moshuari e ka goditur veten një herë me thikë në qafë në prani edhe të personave të tjerë në banesë.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas