Kronika

E rëndë në Dropull, gruaja gjen burrin në banesë të varur me litar






               Publikuar në : 17:21 - 22/04/18 |
mapo.al

DROPULL-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm. Një burrë është gjetur në banesë nga bashkëshortja e tij i vetëvaruar me litar. Viktima është Dh.P, rreth 60 vjeç dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.


 

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.
Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Etiketa: , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas