Kryesore, Politika

E qëllojnë me midhje, Rama u prit me protesta në Sarandë

Një “pritje” e rrallë i është rezervuar kryeministrit Edi Rama në turin e tij sot në Sarandë, Delvinë e Finiq për nga mjetet që kanë përdorur protestuesit.

Të ndalur tek ura e Gajdarit, ata e kanë sulmuar makinën e kreut të qeverisë që kishte ardhur “t’u jepte llogari”, me midhje, produkt i zonës së tyre.



Kliko per me shume info
Një parullë gjigande e shpalosur buzë rrugës përcillte mesazhin: “Qeveri e drogës dhe e korrupsionit. Rama ik! Largohu!”

Forcat e Policisë kishin rrethuar protestuesit, për të mos lejuar pengimin e eskortës qeveritare.

Me protesta nga demokratët, Rama u prit ditë më parë edhe në Dibër ku për shkak të mungesës së infrastrukturës, u detyrua të përdorte helikopterin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas