ShowBiz

E pyetën se kur do martohesh, Redon Makashi ngre dyshime se është martuar fshehurazi

Redon Makashi është një ndër këngëtarët shqiptarë, i cili tregohet shumë i fshehtë për jetën e tij private. Pavarësisht se kuriozitetit i publikut është i madh për jetën e tij private ai preferon që ta mbaj atë larg syrit të publikut.

Mirëpo prej vitesh pyetja që shqetëson fansat e tij është se kur do të martohet Redon Makashi dhe madje në çdo intervistë të mundshme që ai jep kjo është një ndër pyetjet më të përsëritura.



Mbrëmjen e djeshme Redoni ishte i ftuar në emisionin “Top Arena” ku edhe kësaj radhe nuk u shmang pyetja: “Kur do martohesh?”.

Mirëpo i lodhur nga kjo pyetje Redoni ka theksuar se gjithmonë largohet vëmendja nga arritjet e tij profesionale duke u fokusuar tek jeta e tij private.

“Më pyesin në çdo intervistë. Flasim për artin, për muzikën apo të tjera aktivitete artistike dhe shikon që titujt e dalë në portale kanë shkëputur vetëm këtë… Se çfarë u tha për muzikën, për artin, u harrua. Kur të dalin gjërat, do dalin tamam dhe do martohem”, tha Redoni.

Mirëpo i ngacmuar sërish nga moderatori i emisionit se kur do të kemi dasmë Redoni dha një përgjigje që na futi të gjithëve në dyshime.

“Po unë edhe mund të martohem dhe nuk them gjë fare që jam martuar…”, u shpreh Redoni.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas