ShowBiz

E pyesin nëse do ngrinte vezoret si Bleona, kështu përgjigjet Albana Osmani!






               Publikuar në : 14:53 - 27/03/18 |
mapo.al

Javën e kaluar u transmetua premiera e emisionit më të ri në “Televizionin Klan”, “Në kurthin e Piter Pan”.


Ky emision u pëlqye nga një pjesë e madhe e publikut duke qenë se në qendër të tij ka fëmijët, të cilët bëjnë pyetje të zgjuara për personazhe të famshëm. Këtë të hënë në emision ishte e ftuar moderatorja simpatike, Albana Osmani.

Njëra prej pyetjeve të fëmijëve e habiti shumë Albanën, sepse ata kërkonin të dinin nëse edhe ajo do të ngrinte vezët siç bëri këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti. “Do të preferoja të ngrija burrat më mirë.”-është shprehur ajo.

Është ide më e mirë”, – tha Albana duke qeshur. Më tej ajo shtoi: “Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, është diçka shumë e mirë për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim.”


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas