Kronika, Kryesore

“E papranueshme”, policia nxjerr videon: Ja ç’ka ndodhur natën në Durrës-Tiranë

Të tjerë drejtues mjetesh janë ndëshkuar pas një aksioni të policisë gjatë natës e deri në orët e mëngjesit në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h . E papranueshme kjo shpejtësi dhe në kushtet e lagështirës në rrugë. 18 Leje Drejtimi të pezulluara gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit”– njofton policia.



Sipas saj, pavarësisht masave represive të ndërmarra nga Policia Rrugore e Tiranës, përsëri gjatë ditëve të javës e kryesisht në fundjavë ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin.

“Festoni, argëtohuni, por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, apelon policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas