KMR

E pabesueshme, por e vërtetë, kompania e trenave kërkon falje: U nisem 20 sekonda më herët

Një kompani trenash në Japoni ka kërkuar falje publikisht, pasi një nga trenat e saj u nis 20 sekonda më herët seç duhej.

Menaxherët e linjës Tsukuba Express, që përshkon Tokion dhe qytetin e Tsukubas thanë se kërkonin thellësisht ndjesë për shqetësimin e krijuar.



Në një deklaratë, kompania tha se treni kishte për t’u nisur në orën 9:44:40, por u largua në orën 9:44:20.

Sipas deklaratës, gabimi ndodhi sepse stafi kishte harruar të shikonte orën.

Por sipas BBC, nuk ka pasur asnjë ankesë për nisjen më herët nga stacioni i trenit.

Megjithatë është shumë e rrallë që trenat në Japoni, një nga vendet me sistemin hekurudhor më të besuar, të nisen në një kohë ndryshe nga ajo që u është caktuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas