Kryesore, Rusi 2018

E pabesueshme, Maroku i shënon dy gola Spanjës

Po luhet në “Kaliningrad Stadium” ndeshja e fundit në Grupin B të Botërorit mes Spanjës dhe Marokut.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku fillimisht shënuan marokenët e më pas spanjollët.



Në një kundërsulm në minutën e 14-të ndodh surpriza, pasi Maroku shënon golin e avantazhit me anë të Boutaib.

Spanjollët reagojnë mjaft shpejt. Në të 19’ Iniesta jep një asist për Iscon, i cili gjuan saktë, duke barazuar rezultatin.

Pjesa e parë nuk prodhon më gol. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë ndodh sërish surpriza. Maroku shënon golin e dytë, me En Nesyri që me kokë shtang spanjollët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas