Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me një incident të pazakontë.
Kreu i komisionit, Erjon Braçe ka nxjerrë përjashta një gazetare, e cila po ndiqte nga afër zhvillimet e komisionit.
“Ti me syzë, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu”, i është drejtuar Braçe gazetares, e cila është detyruar të largohet menjëherë.
Ra në sy se kolegët e saj janë larguar po ashtu menjëherë pas saj, si duket në shenjë proteste.
Pas këtij incidenti, reagoi gazetarja Esiona Konomi.
STATUSI
Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur…
Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dëgjojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo…
Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe.
P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit… Mbase meritoj dënim edhe për këtè
e po kur te nxjerr jashte dhe ky moter q…. Po pse moj Esiona duhet te qash per nje debil te tille? i rregulloi gjerat e tjera ky i mbeti buzeqeshja e dy vajzave te bukura