Kryesore

E ngacmoi seksualisht mësuesi, xhaxhai i të miturës: Drejtësi ose do bëjmë vetëgjyqësi

Denoncimi i publik i një vajze minorene në Ora News se e ka ngacmuar seksualisht mësuesi ka tronditur opinionin publik.

Xhaxha i 11-vjeçares nga fshati i Kalasë ka thënë për Ora News se nëse nuk vepron ligji për mësuesin Neshat Tepelena, do të bëjnë vetëgjyqësi.



Ne si familje jemi në presion shumë të madh. Nëse ligji nuk do të bëjë gjë, detyrohemi të bëjmë vetëgjyqësi. Ne do të bëjmë vetëgjyqësi se është turp për ne tre vëllezër dhe një mori djemsh që kemi mbrapa të na… një maskara. I lutemi dhe gjykatësit, prokurorisë dhe policisë ti shkojnë deri në fund”, deklaroi xhaxhai i të miturës.

Në befasi nga ngjarja janë zënë dhe kolegët e tij.

Kam qenë koleg me zotërinë që flitet, Neshat Tepelenën, që më vjen vështirë t’ia them emrin tani. Herën e parë në nëntor të 2003, që kam qenë koleg më të, problemi u hap, vajti deri në seksion të arsimit.Përgjegjës i zyrës arsimore Delvinë ka qenë Vladimir Dema. Për këtë  ngacmimin seksual tek vajza nuk e besova, sepse kemi fëmijë. Fëmijët në shkollë i marrim për të mësuar, nuk i marrim të mëndojmë gjëra… Edhe ne si kolektiv na erdhi e papritur u mblodhëm si kolektiv mësuesish dhe e lamë me një vërejtje zotin Neshat”, shprehet ish kolegu i tij.

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003.

Sipas Xhaferrit çështja në atë kohë u mbyll vetëm me një vërejtje me shkrim.

“Çështja ka shkuar edhe te seksioni i arsimit dhe është protokolluar në nëntor të vitit 2003. Në atë kohë kjo çështja u mbyll me një vërejtje me shkrim për mësuesin Neshat Tepelena. Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim”, thotë Ferdin Xhaferri.

Banorët kanë treguar se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën e kolegut të tij.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë.

Neshat Tepelena është arrestuar nga policia e Delvinës me akuzën për ngacmim seksual.

Skandali dyshohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e Shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por u mbajt i fshehur nga familja e nxënëses për shkak të opinionit.

Ata thyen heshtjen të shtunën, dhe vetem pak orë pas denoncimit publik mësuesi u shoqërua për në komisariatin e Policisë së Delvinës.

Ai është shprehur se e ka trajtuar 11 vjeçaren si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ku jepte mësim deri pak muaj më parë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas