Kronika, Kryesore

E ndaluar me ligj prej 10 vitesh, kripa e zezë vazhdon të shitet

Edhe pse është e ndaluar, kripa e zezë vazhdon të përdoret masivisht në tryezën shqiptare.

“E kam përdorur më tepër kur bëj turshi. Edhe kur therim ndonjë rosë, sikur ia heq puplat më shpejt. I regj lëkurën”, thonë qytetarët.



Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur nga deficenca jodike, për këtë arsye kripa e zezë në vitin 2008 është ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor.

Pavarësisht kësaj, ne kripën e zezë e gjetëm lehtësisht në supermarket. Mbi etiketën e produktit shënohet “Për përdorim industrial jo ushqimor”.

Jolanda Hyska, specialiste e shëndeti pranë ISHP-së, shprehet: “Kjo është e ndaluar me ligj sepse ligji e cilëson se kripa duhet të jetë kripë universale e jodizuar. Dhe në fakt në treg nuk duhet të ketë kripë të zezë për konsum human. Kripa e zezë apo çfarëdolloj kripe tjetër e pajodizuar lejohet për destinacione industriale, por jo ushqimore. Ajo kripë nuk duhet të jetë absolutisht nëpër supermarkete”.

Po çfarë është kripa e zezë dhe përse nuk duhet të përdoret ajo në industrinë ushqimore? Kapllan Sulaj, specialist për kontrollin e ushqimit, shpjegon: “Nëse ajo nuk pastrohet mirë dhe shitet gjysmë e kulifikuar ose e pastruar, siç tregtohet rëndom, kjo nënkupton që bashkë me këtë produkt në përmbajtjen e tyre të ketë edhe metale të rënda. Që mund të jenë mbetje të mërkurit ose të zhivës në gjuhën popullore, mund të jenë edhe mbetje të plumbit, mund të jenë mbetje të kromit dy dhe tre valent. Efekti toksik i metaleve të rënda është i shumëfishtë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas