Bota

E mërkurë e përgjakshme në Siri, mbi 200 viktima nga sulmet e ISIS

Më shumë se 220 persona kanë humbur jetën sot pas një sërë sulmesh të marra përsipër ISIS në jug të Sirisë, një prej bilanceve më të rënda që prej fillimit të luftës në vitin 2011.

Sulmet ndodhën mbrëmjen e kësaj të mërkurë në qytetin Sweida, ndërsa krahas të shtënave, u regjistruan edhe disa shpërthime vetëvrasëse, në zona të populluara.



Presidenti sirian Bachar al-Assad dënoi një krim dhe drejtoi gishtin te vendet e huaja, pa i përmendur ato, duke i akuzuar se po mbështesin ISIS.

“Krimi sot tregon se shtetet që mbështesin terrorizmin po përpiqen të ringjallin organizatat terroriste në mënyrë që t’i përdorin ato si monedhë këmbimi për qëllime politike, por këto përpjekje janë të dështuara”, theksoi Assad.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas