Media

E mbani mend Brendën e Beverly Hills? Ja si ndan me fansat betejën me kancerin

Shannen Doherty është ende duke u rikuperuar pas betejës së saj me kancerin e gjirit. Të mërkurën më 4prill, 2018, ish ylli i Charmed apo siç e njohin fansat në Shqipëri si Brenda e serialit Beverly Hills 90210 u fut në Instagram për të qartësuar raundin e saj të fundit të rezultateve të analizave. Më herët gjatë javës, komentet e bëra rreth rezultatet të analizave janë keqkuptuar nga disa që besuan se kanceri i është kthyer.
“Fola me mjekët këtë mëngjes. Skaneri është i pastër, ndaj jam në rikuperim”, Doherty ka thënë në një video mesazh për fansat. Duke shpjeguar se markeri i tumorit nuk ishte specifik për llojin e saj të kanceret dhe priret të gabojë pasi mund të ndikohet nga shumë faktorë, ajo ka shtuar “ Në të ardhmen do përpiqem të jem më e përgjegjshme dhe të bëj më shumë kërkim. Nuk dija shumë rreth markerave të tumorit kur postova një ditë më parë”.
Në diçiturën e klipit aktorja 46 vjeçare ka shkruar “Imagjinoj se gjithmonë shqetësohem në atë shkallë por mendoj se të gjithë shqetësohemi për diçka. Kanceri është një përbindësh që e ndryshon njeriun. Mua më ka ndryshuar në shumë mënyra të bukura, por më ka dhënë një nivel të ri ankthi për gjërat. Të gjitha të kuptueshme”.
E ndaj përvojën time për të ndihmuar të lidh, të sjell vetëdijesim dhe me shpresë ët inkurajoj ata që po kalojnë kancer në mënyrë që të rrinë pozitivë”, ka shtuar ajo duke falënderuar fansat. “Mund të shpresoj se ju kam ndihmuar edhe ju. Shumë dashuri për ju të gjithë.
Në një postim të parë, që pastaj e fshiu, Doherty kish shkruar “Një test tumori doli mirë. Tjetri…I rritur. Do të thotë do të monitorohem dhe do bëj një tjetër test. por edhe pas kësaj po qëndroj pozitive. Duke shtuar se “të ndihmon të vendosësh perspektivë në gjërat. Siç kam thënë më parë, kanceri ta ndryshon jetën në mënyra që nuk mund të imagjinohen”.
Doherty, që doli publikisht me diagnozën e saj me kancer të gjirit në gusht të 2015 –ës, ka treguar se po përmirësohet në prill të 2017.
“Çaste. Ndodhin. Sot ishte dhe është një çast. Çdo të thotë tkurrje? E kam dëgjuar këtë fjalë dhe nuk e kam idenë sit ë reagoj. Lajm i mirë? Po. E ngarkuar. Po. Nuk ka më pritje. Ka ndarë në atë kohë një postim optimist në Instagram. Vetëm do të marr frymë.

<
>
59e122ea1e078fff0ca4c730b30045c5 208brendawalsh Best-Brenda-Dylan-Beverly-Hills-90210-Video large_MTE1ODA0OTU3NjY1MTY2ODYx MTEyNjE5NjYzMDU5MzU1MTQ4


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas