Kronika

“E kuqja-E bardha”/ Shihni si arrestohen shpërndarësit e drogës

Policia e Vlorës dhe e Sarandës ka finalizuar dy operacione dhe ka vënë në pranga tre të rinj për shpërndarje të drogave të forta në këto qytete. Në Vlorë policia i ka kapur mat, teksa shpërndarësi iu dorëzonte mallin dy të rinjve të tjerë. Ata janë shtrirë në tokë, me duart e lidhura pas dhe iu janë vënë prangat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Red”, (E kuqja) ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Po kështu do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.



Ademi është kapur në flagrancë duke shitur heroinën tek shtetasit D.B., dhe M.L..
Ndërkohë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza heroinë dhe një sasi lekësh cash.
Më në jug, Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “White”, (E bardha) ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë,
Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen “‘Nr.1”, me 23 doza kokainë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas