Sport

E kërkonte Milani, ja si kinezët bllokuan brazilianin për shkak të Interit

Ramires, ish-futbollisti i Chelsea-s që luan në Kinë, ka qenë objektiv i Milanit në orët e fundit të merkatos që u mbyll të premten.

Sipas “Record” në Portugali, mesfushori ishte përzgjedhur si ‘goditja’ e fundit nga Leonardo, por Jiangsu Suning, klubi që zotëron kartonin e brazilianit, ka refuzuar për shkak të Interit.



Siç dihet tashmë, si Inter ashtu edhe Jiangsu, janë skuadra të cilat menaxhohen nga kolosi kinez Suning dhe për këtë arsye tratativat kanë dështuar.

Ky burim shkruan gjithashtu se Ramires dëshiron shumë të rikthehet në Europë dhe hipoteza më e mundshme për momentin është Benfica.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas