Kronika

E kërcënonte përmes telefonit, vajza nga Durrësit denoncon 30-vjeçarin në polici






               Publikuar në : 22:48 - 03/08/18 |
mapo.al

Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike i ka kushtuar një djali nga Lushnja, i cili është futur në telashe me drejtësinë. Ai është kallëzuar në polici nga një 26-vjeçare nga Durrësit, e cila pretendon se kërcënohej nga djali përmes telefonit.


Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Q., 30 vjeç. Ky i fundit kanoste shtetasen me inicialet A. P.

Tashmë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i janë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë gjykatës Shkallës së Parë Durrës.


Etiketa: , , ,

Pas