Kronika, Kryesore

“E kemi keq punën”, deputeti socialist sqaron të vërtetën e emrit tek përgjimet

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Prokuroria, ku ai rezulton se ka komunikuar me Gilmando Danin, një prej anëtarëve dhe miqve të ngushtë të Emiliano Shullazit.

Çyrbja në reagimin e tij në Facebook, shkruan se është i detyruar që të jap një shpjegim për këtë ngjare, por shton se ka qenë në Prokurori dhe ka bërë deklarimet e nevojshme që kohë më parë.



 

 

Postimi i plotë

Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve

Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.

Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.

Çyrbja

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas