KMR, Kryesore

E kap mat të dashurin ish-deputet, ja çfarë i punon si hakmarrje

Thonë se as ferri nuk e ka zemërimin si një grua e përbuzur. Dhe kjo ilustrohet më së miri kur e dashura e një burri anglez mbuloi me gjak derri muret e folesë së dashurisë së tyre të mëparshme.

Lizzie Purbrick, 63 vjeç, mori hak ndaj ish-deputetit David Prior të Bramptonit, gjithashtu 63 vjeç, pasi ajo e kapi atë me një grua tjetër, gruan e një anëtari tjetër të Dhomës së Lordëve.



Purbrick, një ish-kalorëse dhe anëtare e ekipit britanik në Olimpiadën e vitit 1980 të Moskës, siguroi rreth tetë litra gjak derri nga një kasap dhe shkoi në banesën e Prior, të cilën mundi ta hapte me çelësin e vet. Ajo përdori gjakun për të shkruar në mure ofendime të ndryshme.

Purbrick u akuzua për dëmtim të pronës dhe u dënua me 120 orë shërbim në komunitet. Asaj iu dha gjithashtu një urdhër kufizues, duke e ndaluar atë të hyjë në ndonjë nga tre shtëpitë e ish të dashurit të saj./tvklan.al

PasPara

1 koment

  1. 60 ore pune ne komunitet do kryeje ky i joni per 5 muaj burg. zere se e paskan denuar 10 muaj burg kete qe ka lyer muret me boje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas