Aktualitet

“E kam bërë burgun në Shqipëri”, çfarë tha biznesmeni shqiptar kur u arrestua për trafik droge në Greqi

Edmond Bega alias Mond Bego i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë), dhe i dënuar me 21 vite burg nga ky shtet është arrestuar dy ditë më parë në Greqi ndërsa kthehej nga pushimet në Korfuz.

Por në Shqipëri 48-vjeçari rezulton ta ketë kryer dënimin, e konvertuar në 4 vite burg.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Bego i cili rezulton me disa emra dhe një biznesmen i suksesshëm në Shqipëri ka pranuar për policinë greke se është personi i kërkuar por ka deklaruar se e ka kryer dënimin.



“Po unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar emrin por për këtë çështje që më arrestoni unë e kam bërë burgun njëherë në Shqipëri”, ka deklaruar gjatë arrestimit 48-vjeçari.

Prokuroria vendosi sot të lërë në burg Edmond Begon dhe ai do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

Ai u dërgua këtë të hënë në Korfuz nga Igumenica ku u arrestua në 17 gusht teksa kthehej për në Shqipëri nga ishulli ku bëri pushimet me familjen.

Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje.

Nëse ky urdhër ka rënë, Bego lirohet me vendim të kryetari të gjykatës së Apelit në Korfuz dhe kthehet në Shqipëri. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin vendim, lirimi ka shumë gjasë të ndodhë për shkak se ai vendim i marrë ndaj tij në Itali është njohur nga gjykata shqiptare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas