Aktualitet

E kafshoi gjarpri i ngordhur, burri injekton 26 doza anti-helm

Një burrë në Shtetet e Bashkuara rrezikoi seriozosht jetën kur u kafshua nga një gjarpër i ngordhur.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku burri ishte duke punuar në kopshtin e shtëpisë së tij. Nëpër shkurre, ai pa gjarprin dhe e vrau duke e ndarë në disa pjesë.



Në momentin që mori trupin e copëtuar të gjarprit për ta hedhur në mbeturina, koka e këputur e zvarranikut e kafshoi duke e helmuar.

Shëndeti i tij u rëndua dhe u dërgua në spital.

Mjekët i injektuan atij 26 doza anti-helm.

Më shumë se një javë pas incidentit, burri është shfaqur në gjendje të qëndrueshme me disa shqetësime të vogla në veshka. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas