Kryesore

E hëna shpallet ditë zie në Selenicë, bashkia jep 12 milionë lekë për familjet e viktimave

E hëna do të jetë ditë zie në Bashkinë e Selenicës, një bashki prej rreth 7 mijë banorësh që nga dje ka 8 njerëz më pak për shkak të një masakre të padëgjuar prej kohësh në vendin tonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen emergjente të Këshillit Bashkiak, ku me propozim të bashkisë janë miratuar dy projektvendime.



Këshilli Bashkiak i ka miratuar në unanimitet vendimet dhe më pas është nisur për në familjet e viktimave, të cilat do të përcillen në orën 14:00 në banesën e fundit.

Ridvan Zykaj, 24 vjeç vrau dje për motive të dobëta xhaxhain e babait të tij me gruan, dy djemtë e xhaxhait me bashkëshorte dhe fëmijët e njërit prej tyre, përkatësisht 17 dhe 6 vjeç.
Autori u arrestua sot në mëngjes pas 12 orësh kërkime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas