Kronika

E grabitën dhe e masakruan me thikë, dy anglezët pranojnë vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar

Dy të dyshuarit për sulmin mbi një të ri shqiptar në Britani kanë pranuar vrasjen e tij. Shkëlzen Dauti, (Genny), 21 vjeç nga Shqipëria u qëllua me thikë në gjoks në Southampton mëngjesin e 11 marsit.

Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, të dy 27-vjeçarë dhe nga Uellsi i Veriut, gjithashtu pranuan se e kishin kryer krimin për grabitje. Williams pranoi gjithashtu se kishte pasur thikë.
Williams nga fshati Lixwm, Flintshire dhe Jones nga Denbigh, Denbighshire, u arrestuan pasi 21-vjeçari humbi jetën nga disa plagë të shkaktuara nga thika në gjoks por deri tani nuk e kishin pranuar autorësinë. Ata e sulmuan të riun shqiptar pa asnjë arsye duke e qëlluar disa herë me thikë në gjoks. 21-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.



Edhe policia në raportin paraprak tha se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe se dy të rinjtë britanikë ishin të nxitur vetëm nga lakmia e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas