Kronika

E gjeti i ati të vdekur, zbulohet arsyeja pse 13 vjeçari shqiptar vrau veten

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në fshatin Fitore në Vlorë. Sipas informacioneve që dha policia, dyshohet për vetëvrasje, gjë kjo që është konfirmuar më vonë dhe nga familjarët.

Por shkak për këtë veprim fatal për 13-vjeçarin duket se ka qenë një debat me prindërit e tij.



Mësohet se  13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se lëvizi makinën pa leje, dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”.
13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si M.A., është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas