Teknologji

E frikshme, rrjetet sociale po na shkatërrojnë jetën

Si çdo varësi tjetër, edhe ajo ndaj rrjeteve sociale ka padiskutim pasojat e saj.

Pa e kuptuar, teksa pëgjatë gjithë ditës jemi duke përdorur celularin, shëndeti jonë mendor kriset dhe si nga hiçi ndihemi të palumtur apo të rënë moralisht.



 

Kaq të lidhur jemi sot me median online, sa vetëm mesatarja britanike e kontrollit të celularit është 28 herë në ditë. Fotot brilante dhe jeta perfekte në Instagram ndikojnë në vetëvlerësim e ndërsa qëndrimi për orë të tëra në mbrëmje në Twitter, Facebook apo çfarëdo burimi tjetër informativ ul cilësinë e gjumit. Le t’ju kujtojmë pak se si mediat sociale ia kanë dalë të na vënë poshtë:

 

Sado madhore ose jo qofshin, gjithkush ka pasiguritë e tij. Kushedi sa e sa herë na ndodh të krahasohemi me të tjerët ndërkohë që shohim një foto me linja trupore perfekte, tipare harmonike apo veshje marramendëse.

Një studim i kryer në universitetin e Copenhagen- it zbuloi se shumë njerëz vuajnë nga “zilia e Facebook- ut”, ndërkohë që të tjerë që nuk kishin një llogari në Facebook apo nuk ishin aq fort të dhënë pas tij ndiheshin shumë më të kënaqur me jetët e tyre.

Pa mendojeni pak, se sa harxhoni kohë duke kontrolluar jetët e të tjerëve mund të fokusoheni te jeta juaj dhe të punoni për të rritur vetëbesimin dhe për të qenë versioni më i mirë i vetes suaj raporton anabel.

Pa e vënë re, teknologjia ia ka dalë të na largojë nga miqtë apo të afërmit. Në vend që të lëmë një takim dhe të shkojmë t’i takojmë ballë për ballë njerëzit, t’i prekim, t’i përqafojmë, t’i shohim në sy, mjaftohemi me dy mesazhe në ditë.

 

Stina Sanders një modele e shumëndjekur në Instagram tregoi se si rrjetet socialendikonin në humorin e saj: “Më ka ndodhur të më ikë truri kur shoh foto të miqve të mi në një party që unë s’kam qenë. Kështu, vetëm prej kësaj nis dhe ndihem e vetmuar apo nervoze.” Pa na thoni pak, s’ju ka ndodhur dhe juve diçka e tillë?

 

Sikur të mos mjaftonte kjo, rrjetet sociale ia kanë dalë të na rrëmbejnë edhe çastet më të bukura në jetë. Me një celular në duar, një çast i bukur është një çast i humbur. Mania e frikshme për të bërë medoemos foton perfekte që më pas do të reklamohet kudo na pengon ta shijojmë momentin siç bënim dikur, për të gjithë ata që kanë patur fatin t’i jetojnë ato kohë.

 

Kaq jetike është shndërruar sot një rrjet social sa e kapim veten gjithë ditën duke folur rreth tij, duke qëndruar në të për orë e orë të tëra dhe duke u betuar çdo ditë se të nesërmen do të jetë ndryshe, nuk do të qëndroni më aq shumë, nuk do të merreni më me vogëlsira dhe se do t’u jepni prioritet të tjera gjërave frytdhënëse në jetë. Sa herë ia keni dalë ta bëni këtë? Shumë pak, ose më mirë kurrë. E pra, teknologjia ia doli, fitoi ndaj nesh!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas