KMR

E frikëshme, shkencëtarët japin alarmin! Toka rrezikon të zhduket nga …

Shkencëtarët kanë prodhuar një analizë të zymtë të mjedisit që mund të tregojë se një shkak natyror është gati të shkaktojë një “zhdukje në masë”.

Një ekip nga Universiteti Shtetëror i Arizonës sapo ka publikuar një studim për një katastrofë që ndodhi rreth 550 milionë vjet më parë. Ajo çka gjetën është se para këtij shkatërrimi oqeani u zbraz nga oksigjeni pasi u bë “anoksik”, që do të thotë se sasia e këtij gazi jetësor në ujërat e Tokës ra shumë ndjeshëm.



Në një deklaratë, Universiteti Shtetëror i Arizonës tha se “ka pasur një rënie të oksigjenit të kohëve të fundit, ngjashëm me fenomenin e ndodhur 550 milionë vite më parë”. Kjo mund të sugjerojë që bota po shkon drejt një zhdukjeje masive, e cila do të jetë katastrofike për planetin tonë.

“E kaluara është laboratori ynë më i mirë për të kuptuar të ardhmen”, – tha bashkëautori Ariel Anbar.

“Është e kthjellët për të parë se sa shpesh zhdukjet masive të së kaluarës ishin paraprirë nga rritja e anoksisë së oqeanit. Ka shumë që nuk e kuptojnë për ndryshimin e klimës, por gjërat që ne e dimë janë një shkak i madh për shqetësim, ndaj të gjithë duhet të veprojmë për një planet më të sigurt dhe më të mirë përsa i përket mbrojtjes nga ndotja.” – ka përfunduar studiuesi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas