Ekonomi

E enjte, euro rritet lehtë, çlirohet dollari amerikan

Pas ditësh të tëra e fiksuar në kuotën 125.2 lekëve, euro ka arritur të forcohet minimalisht kundrejt monedhës vendase, duke fituar 0.1 pikë gjatë ditës së enjte. Valuta europiane madje arriti në luhatjet e 24 orëve të fundit deri në kuotën e 125.4 lekëve, më e larta e 10 ditëve të fundit.

Një forcim të lehtë ditën e sotme ka regjistruar edhe dollari amerikan, vlera e të cilit është rritur me 0.2 lekë për njësi krahasuar me ditën e mërkurë.



Dollari këmbehet për 108.4 lekë në blerje dhe 109.2 lekë në shitje, vëren “Scan”, megjithëse mbetet larg niveleve të mesit të Gushtit. Arsyeja për këtë rritje vlerësohet hyrja në fuqi e tarifave të reja tregtare, si dhe një sinjalizim në takimin e fundit të Rezervave Federale mbi një rritje të mundshme interesash në Shtator.

Ndërsa optimizmi i një marrëveshjeje Brexit shumë të kushtëzuar, nuk ka arritur të japë ndikim edhe në tregun valutor vendas për vlerën e paundit britanik. Stërlina qëndroi e pandryshuar në kursin e 139.5 lekëve për njësi.

Në rritje të lehtë paraqitet edhe dollari kanadez me 0.1 lekë për njësi, ndjekur nga franga zvicerane me 0.3 lekë për njësi. Në humbje ndërkohë shfaqet dollari australian, i cili humbi 0.4 pikë për shkak se ministrat e qeverisë kërkuan për një votim lidershipi, i cili rrezikon pozicionin e kryeministrit Malcolm Turnbull.

EUR/ALL 125.30 -126.00
USD/ALL 108.40 -109.20
GBP/ALL 139.50 – 140.50
AUD/ALL 78.80 – 79.50
CAD/ALL 83.00 – 84.00
CHF/ALL 110.00 – 111.00

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas