Aktualitet, Kryesore

‘E dhunuan gjithë natën’, gruaja tregon tmerrin: Shkova me një nga shqiptarët, ai thirri tre shokët

Një grua nigeriane, e cila është përdhunuar nga katër shqiptarë të Kosovës në një shtëpi të Welschnofen (Tiroli Jugor), ka identifikuar agresorët e saj para trupit gjykues, shkruan Tagblatt Dolomiten.

Ajo ka treguar gjithçka ka ndodhur dhe ka fajësuar të katër burrat me origjinë nga Kosova, se e kanë “dhunuar gjatë gjithë natës”.



Nigerania punonte si prostitutë dhe fillimisht ishte thirrur nga njëri prej tyre, ndërsa më pas ky i fundit kishte thirrur edhe tre shokë tjerë, transmeton albinfo.ch.

Katër personat ndodhen në paraburgim, pasi Gjykata nuk ka menduar t’ua lehtësojë dënimin.

Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor dhe është zbuluar me pas nga policia pas denoncimit. Pas ngjarjes, gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas