Aktualitet

E dashura e ish-bodigardit të Berishës: Më kërcënuan, por Izeti Haxhia ka një mesazh për të

E dashura e Izet Haxhisë, ish-bodigardit të Sali Berishës përmes një statusi në profilin e këtij të fundit në Facebook deklaron se është kërcënuar nga disa persona që të mos prononcohet dhe të mbrojë Izet Haxhinë nga ana politike. Por, ajo shprehet se nuk trembet aspak dhe se do të vijojë të mbrojë Izetin jo vetëm shpirtërisht, por edhe politikisht.

E dashura e tij komenton edhe dosjen Hajdari duke u shprehur se rihapja e procesit do të nxjerrë pisllëqet që janë bërë duke zbuluar të vërtetën. Ajo shkruan se është vetë familja dhe miqtë e Azem Hajdarit që nuk duan që të hidhet dritë mbi vrasjen e tij. Në fund ajo e mbyll reagimin duke thënë se Izeti po përgatitet për betejën që e pret, me kurajo dhe force.



Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Shqipëri pak javë më parë, ndërsa ka rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën është dënuar me 25 vite burg nga gjykata në mungesë.

Postimi i plotë:

Miq te dashur te Izetit!

Me duhet te publikoj nje pergjigjen time personale, mbas disa “keshillash miqesore” dhe mesazhesh kercenuese qe kam marre keto kohe… Me keshillojne me fjale te ndryshme, nga me filozofiket deri tek ato me fyeset,
qe te mos prononcohem dhe mos perkrah Izet Haxhine, nga ana politike! Sepse do ishte e rrezikshme per mua konkretisht, teknikisht, etj, etj…Sepse duhet te mbaj pozicionin e “kukulles” dhe kaq…

Dua te bej dicka te qarte, perfundimisht, dhe pa asnje keqinterpretim! Izet Haxhia eshte dashuria ime e madhe, kjo eshte e padiskutueshme e s do mund t a ndryshoje asnje e asgje! Por, kjo dashuri eshte jeta jone private, dhe s’me ben mua aspak, te pavetedijeshme politikisht, as me verbon, e as me influencon llogjikén!
Perkrahja ime totale ndaj tij, edhe politikisht, ka ardhur mbas nje reflektimi dhe studimi vetjak faktesh , mbas nje analize qe bera ne mendjen time, pa u influencuar nga dashuria qe kam per te!

Vij nga nje familje e masakruar nga komunizmi, nga nje familje, qe ashtu si shume shqiptare, ishim plot ideale, plot shprese e plot entuziazem per demokracine aq te enderruar! Por fjala “zhgenjim” eshte shume e varfer dhe e paplote per te shprehur , ate qe perjetuam nga pseudo-demokracia ne te cilen plot romantizem , i besuam endrrat tona! Nese komunizmi na vrau e internoi, “demokracia e PD” na flaku ne rruge, na hoqi cdo te drejte ankese, cdo dere u mbyll, sepse nuk ishim as te pasur, as mafioze, as ” te forte”…

E verteta mbi vrasjen e Azemit, me shume duhet t ju interesoje pikerisht ketyre” te djathteve” qe e adhuronin… Ajo cka do deshmoje Izet Haxhia, duhet ne rradhe te pare t i interesoje familjes dhe miqve te Azemit.. Por, jo..! Konstatoj komplet te kunderten.. Pakez me shume se e cuditshme, apo jo?Askush prej tyre, nuk do te ngrihet tapeti e te dalin pluhurat dhe pislliqet qe jane mbuluar aty prej vitesh!

E pra, une jam nje shtetase e thjeshte, qe kam te drejten time legjitime, te perkrah ate cka me duket e drejte, e vertete, ate cka me duket bindese !Nuk jam e ndikuar as nga dashuria per Izetin, as nga kercenimet( qe nepermjet meje, synojne mbylljén e gojes se Izet Haxhise) dhe as nga ” keshillat miqesore”…E dua vendin tim, dhe dua t a ngreme ate tapet te piset, e te pastrojme me rrenje gjithcka!

Ndryshe, edhe varret do te na rrine te ngushte kur te na vije ora e fundit, edhe Zoti vete do na ktheje krahet, sepse e verteta, qendron mbi gjithcka!! Eshte detyra, e drejta dhe pergjegjesia jone , t’a kerkojme ate! Nese nje prej te vertetave, vjen nga Izeti, ashtu si une jam komplet e bindur, aq me mire, aq me krenare ndjehem per dashurine time!!! Dhe nje te fundit: do te flas per dashurine tone sa here qe t a ndjejme te nevojshme te shprehemi, dhe do te flas per politike a per drejtesi sa here qe te dua, sepse eshte e drejta ime , si shtetase shqiptare, si qytetare , si njeri i lire ne shpirt e ne zemer!!!Pike!!!

Ju qe kercenoni e “keshilloni”, keni gjetur personin e gabuar… Jo me kot, duhemi me Izet Haxhine, kemi secili nje koke te forte e nje personalitet pakez te veshtire per t a trembur…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas